Maqedoni

Të afërmit e viktimave para selisë së “Besa Transit” në Shkup

23.11.2021 11:14

Një grup qytetarësh – familjarë të viktimave të aksidentit me autobus të kompanisë “Besa Trans”...

Një grup qytetarësh – familjarë të viktimave të aksidentit me autobus të kompanisë “Besa Trans”, sot në mëngjes janë mbledhur para selisë së kompanisë në Shkup për t’u interesuar për më të afërmit e tyre.
 
Selia e “Besa Transit”, autobusi i së cilëve duke u kthyer nga Stambolli sot pati një fatkeqësi rrugore në Bullgari me ç’rast jetën e humbën 45 qytetarë të Republikës së Maqedonisë së Veriut, që në mëngjes është nën sigurinë e nëpunësve policorë.