Maqedoni

MPB: Herët për liste të vdekjeve, identifikimi do bëhet me ADN-në

23.11.2021 12:06

Viktimat në aksidentin e tmerrshëm të autobusit në Bullgari me 45 të vdekur...

Viktimat në aksidentin e tmerrshëm të autobusit në Bullgari me 45 të vdekur, i cili ndodhi mbrëmë në të cilin u dogj autobus me targa të Maqedonisë, sipas hetimit fillestare janë djegur përtej njohjes, ndërsa identifikimi do të bëhet me analizë të ADN-së. Për këtë, sipas organeve hetuese maqedonase, Bullgaria ka pajisje moderne.
 
“Nuk dihet saktësisht nëse kompania “Besa Tours” është vetëm transportuese, kurse organizatori i turit është një tjetër agjenci turistike dhe prandaj duhet të kemi kujdes me pretendimet derisa kjo të sqarohet fillimisht”, thonë nga MPB.
 
Ku ka informacione të pakta për tragjedinë në territor të huaj. Të gjitha informacionet janë përgjegjësi e Ministrisë së Punëve të Jashtme . Hetimet do të drejtohen nga Prokuroria Bullgare. Megjithatë, një ekip krim teknikës nga Ministria e Brendshme është nisur tashmë në vendin e aksidentit për të ndihmuar organet e hetimit vendas.
 
Për momentin është e pamundur as nga larg të dihet se cilët shtetas maqedonas ndodheshin në autobusin e djegur. Në turne ishin 4 autobusë të transportuar nga e njëjta agjenci turistike nga Shkupi, por ekziston mundësia që udhëtarët të ndryshojnë vendet sipas dëshirës, nga autobus në autobus.
 
Prandaj, thonë bashkëbiseduesit tanë, për momentin nuk mund të flasim për listën e pasagjerëve të vdekur. Pasagjerët e këtij ekskursioni, sipas të dhënave jozyrtare janë nga disa qytete të Maqedonisë.