Maqedoni
Bërns për aksidentin në Bullgari, “ngushëllime familjeve që humbën më të dashurit”
23.11.2021 12:57
Ambasadorja e SHBA-së në vend, Kejt Meri Bërns, shprehu ngushëllimet e saj për viktimat e aksidentit...

Ambasadorja e SHBA-së në vend, Kejt Meri Bërns, shprehu ngushëllimet e saj për viktimat e aksidentit të autobusit që ndodhi mbrëmë vonë në Bullgari.
“Në emër të Ambasadës Amerikane, dëshiroj të shpreh ngushëllimet e mia më të thella për familjet e atyre që humbën më të dashurit e tyre dhe mbështetjen tonë për të lënduarit, si dhe për ata që u thyen zemra kur morën vesh për këtë ngjarje tragjike. Mendimet tona janë me ju në këto kohë të vështira”, shkroi ambasadori Burns në Twitter.
Në të njëjtën kohë edhe Ambasada Amerikane në Sofje shprehu ngushëllimet e saj për familjet e viktimave.
