Botë
Afganistan, sulm në një bankë, 10 të vdekur
17.12.2014 16:51
Disa sulmues vetëvrasës me bomba kanë shpërthyer eksplozivët e tyre në një bankë në provincën Helmand në Afganistan...

Disa sulmues vetëvrasës me bomba kanë shpërthyer eksplozivët e tyre në një bankë në provincën Helmand në Afganistan, duke lënë të vdekur dhjetë persona, në mesin e të cilëve tre policë.
Autoritetet spitalore kanë raportuar për së paku 15 persona të plagosur gjatë sulmit, ndërsa numri i trupave të vrarë edhe pse fillimisht ishte pesë, të tjerët gjatë ditës iu nënshtruan plagëve të tyre.
"Dy nga ata hynë në brendi të ndërtesës, ndërsa tjetri shpërtheu eksplozivin, duke hedhur veten në ajër”- deklaroi dëshmitari, Gul Mohammad.
Punonjësit e bankës kanë njoftuar se disa punonjës qeveritarë kanë qenë brenda në bankë, për të marrë pagat e tyre, në kohën kur ka ndodhur sulmi.
"Klientët ishin duke ardhur, përnjëherë aty kishte një shpërthim. Nuk e dinim se çfarë po ndodh. U fshehëm në dhomën e sigurisë. Zoti na ruajti”- tha punëtori në Bankën e Kabulit, Mohammad Ayoub.
Zëdhënësi i Policisë në Helmand, Farid Ahmet Obaid, konfirmoi të dhënat, duke thënë se së paku tre sulmues të tjerë vetëvrasës e kanë shpërthyer eksplozivin e tyre pas shpërthimit fillestar në degën e Bankës së Kabulit, që gjendet në atë provincë.
LEUNORA KALIQI
