Maqedoni

MPJ, shtab të krizës për tragjedinë në Bullgari

23.11.2021 16:02

Për shkak të fatkeqësinë së rëndë që ndodhi mbrëmë në Republikën e Bullgarisë...

Për shkak të fatkeqësinë së rëndë që ndodhi mbrëmë në Republikën e Bullgarisë, ku humbën jetën shumë shtetas nga Maqedonisë e Veriut, Ministria e Jashtme ka njoftuar se ka hapur Shtabin i Krizës në lidhje me fatkeqësinë. Nga kjo ministri njoftojnë se është hapur linjë telefonike ku të gjithë qytetarët e shqetësuar, familjarët apo anëtarët e familjeve, do të mund të drejtohen për këshillë shtesë në nr. tel  075 273 732, njoftojnë nga MPJ.  
 
“Njëherazi, ju informojmë se dy punonjësit tanë janë dërguar për ndihmë në Ambasadën e Maqedonisë së Veriut në Sofje me qëllim që të asistojnë rreth procedurave lidhur me ngjarjen tragjike.”,- njofton Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë së Veriut.
 
Krstevski: Prioritet identifikimi i viktimave
 
Në ambasadën e RMV-së në Bullgari gjatë gjithë ditës kanë arritur telegrame ngushëllimi teksa ofrohet ndihmë, thotë ambasadori Krstevski.
 
“Po shprehin ngushëllime dhe po ofrojnë ndihmën e tyre nëse është e nevojshme në këto momente të vështira për t’i ndihmuar  ambasadës rreth organizimit dhe aktiviteteve konsullore të nevojshme për t’i transportuar kufomat në Shkup.”,- u shpreh u. d. ambasador i RMV-së në Bullgari, Vlladimir Krstevski.
 
Ambasadori tha se do të angazhohen që sa më shpejt të identifikohen viktimat e tragjedisë.
 
“Detyra e parë është që sa më shpejt të identifikohen viktimat dhe të përgatiten dokumentet që të munden familjarët t’i marrin trupat e pajetë. Për këtë folëm edhe në takimin me kryeministrin Janev dhe kryetarin Radev se më me rëndësi është që mjekësia ligjore ta mbarojë punën, t’i identifikojë viktimat dhe dinjitetshëm të transportohen kufomat në RMV.”,- u shpreh u. d. ambasadori i RMV-së në Bullgari, Vlladimir Krstevski.
       
Në përputhje me vendimin e Qeverisë për shpalljen e tri ditë zie në nderim të viktimave të aksidentit tragjik, Ministria e Punëve të Jashtme e informon se të gjitha ambasadat dhe misionet jashtë vendit i ulën flamujt në gjysmë shtizë. Ndërkohë, që në orët e hershme të mëngjesit qytetarë të shumtë për të shprehur ngushëllimet e tyre kanë vendosur lule para Ambasadës së Maqedonisë së Veriut në Sofje.
 
NAIM RAMADANI