Maqedoni

ASHMAA: Mediat të informojnë sa më profesionalisht

23.11.2021 16:58

Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele apelon deri te mediat që të raportojnë pa sensacion për aksidentin e autobusit në Bullgari...

Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele apelon deri te mediat që të raportojnë pa sensacion për aksidentin e autobusit në Bullgari dhe të udhëhiqen ekskluzivisht nga standardet dhe parimet profesionale gazetareske. Duke i pasur parasysh përmasat e tragjedisë, Agjencia apelon nga transmetuesit që të rregullojnë programin e tyre dhe të transmetojnë përmbajtje të përshtatshme për ngjarje të tilla, përkatësisht të mos transmetojnë program argëtues. Në të njëjtën kohë, nëse kanë mundësi, të ndalojnë transmetimin e reklamave, theksohet në kumtesë.
 
Po ashtu Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale vendosi të ndajë ndihmë financiare për familjet e personave që humbën jetën si edhe për të lënduarit në aksidentin në Bullgari. Donacioni është në vlerë prej 60.000 denarësh për çdo person që ka vdekur. Derisa për të lënduarit janë ndarë nga 30.000 denarë. Mjetet financiare do të paguhen përmes Kryqit të Kuq.