Kovid-19, 9 të vdekur e 490 raste aktive
23.11.2021 17:26
Në 24 orët e kaluara virusi Korona....

Në 24 orët e kaluara virusi Korona u ka marrë jetën edhe 9 qytetarëve të vendit, bën të ditur Ministria e Shëndetësisë. Po ashtu nga 2.869 testime janë regjistruar edhe 490 raste pozitive me Kovid-19, derisa njoftohet edhe për 484 të shëruar.
Përveç 9 viktima të 24 orëve të fundit, në Regjistrin për persona të vdekur nga Kovid-19 janë evidentuar edhe 6 viktima që kanë ndërruar jetë gjatë periudhës prej 25 tetorit deri më 20 nëntor të këtij viti. Aktualisht në vend ka 8.281 raste aktive. (Farije Dauti Bakiju, TVM2)
