“Besa Trans”, telegram ngushëllimi për viktimat e aksidentit
23.11.2021 17:33
Agjencia turistike “Besa Trans”....

Agjencia turistike “Besa Trans” me anë të një telegram ngushëllimi ka shprehur ngushëllime për viktimat e aksidentit të autobusit të kësaj kompanie në Bullgari.
“Kjo është një tragjedi dhe ditë shumë e rëndë, me dhembje e pikëllim për gjithë popullin - pasagjerët tanë dhe stafin e Agjencisë “Besa Trans” në Shkup. Kompania është në bashkëpunim me organet kompetente të R. Bullgarisë dhe R. Maqedonisë së Veriut me qëllim që të zbulohen hetimet sa më shpejtë. Zoti qoftë me Ju dhe familjet e viktimave, për të lënduarit shërim sa më të shpejtë, kurse viktimat t’i shpërblejë me Parajsë. Qofshim nën mbrojte të Zotit.”,- thuhet në telegramin e Agjencisë turistike “Besa Trans”.
