Bullgari, 24 nëntori shpallet ditë zie

23.11.2021 17:57

Edhe në Bullgari është shpallur një ditë zie....

Edhe në Bullgari është shpallur një ditë zie për aksidentin e autobusit dhe zjarrin në një shtëpi për të moshuar.

Këshilli i Ministrave të Bullgarisë ka vendosur që 24 nëntorin ta shpall ditë zie kombëtare për shkak të aksidentit të autobusit të “Besa Trans” dhe për zjarrin në shtëpinë për persona të moshuar në fshatin Rojak në komunën e Dulgopolit.

“Qeveria shpreh ngushëllimet e saj për të afërmit e viktimave. Në kujtim të tyre, flamujt shtetërorë të të gjitha institucioneve shtetërore do të ulen në gjysmë shtizë.”,- njoftoi Qeveria bullgare.