Maqedoni
Kumanovë, hapet Panairi i Punës
17.12.2014 17:01
Mbi 50 kompani kumanovare, sot u prezantuan në Panairin për Punësim në hapësirat e Pallatit të Kulturës...

Të papunët patën rastin që drejtpërsëdrejti të informohen për vendet e lira të punës nëpër kompani, si dhe për mundësinë e punësimit të tyre.
Në këtë panair ishte prezent edhe zëvendësdrejtori i Agjencisë për Punësim, Abdusamed Shabani.
Interesim për kuadro të reja të profilizuara shfaqën edhe përfaqësuesit e kompanive kumanovare.
Në Kumanovë janë të evidentuar mbi 19.000 të papunë, nga të cilët 10.300 kërkues aktiv të punës.
NEXHAT AQIFI
