Boçvarski: Autobusi i djegur nuk është i lajmëruar
23.11.2021 21:37
Automjeti i djegur në aksidentin tragjik në Bullgari....

Automjeti i djegur në aksidentin tragjik në Bullgari nuk ka qenë i lajmëruar dhe nuk rezulton në bazën elektronike të Ministrisë së Transportit.
Këtë e ka bërë të ditur Ministri i Transportit, Bllagoj Boçvarski, duke njoftuar edhe fillimin e procedurës për marrjen e licencës së punës të agjencisë në fjalë.
