Botë

Covid-19, Izraeli nis vaksinimin e fëmijëve mbi 5 vjeç

24.11.2021 10:30

Izraeli ka nisur të vaksinojë kundër koronavirusit fëmijët e grup-moshës 5 deri në 11 vjeç....

Izraeli ka nisur të vaksinojë kundër koronavirusit fëmijët e grup-moshës 5 deri në 11 vjeç, me vaksinën e kompanisë Pfizer-BioNTech. Sipas raportimeve në media, komisionari për koronavirus, Salman Sarka, e ka konsideruar këtë proces si festë për fëmijët dhe prindërit, të cilët, sipas tij, tani mund të mbrojnë fëmijët e tyre.

Mijëra termine të reja tashmë janë caktuar përmes kompanive për sigurime shëndetësore. Kryeministri izraelit, Naftali Bennett, u ka bërë thirrje prindërve që të vaksinojnë fëmijët e tyre, duke theksuar se vaksina është e sigurt.

Fëmijët e grup-moshës 5-11 vjeç marrin një të tretën e dozës së të rriturve. Sipas kompanisë prodhuese, vaksina është 91 për qind efektive për këtë grup-moshë. Numri i rasteve të reja me koronavirus në Izrael ka rënë në dy muajt e fundit. një ditë më parë janë regjistruar 454 raste të reja. Në muajin shtator, ka pasur ditë kur janë regjistruar mbi 11,000 raste të reja.