Maqedoni

Osmani në Sofje për të vizituar të lënduarit

24.11.2021 12:16

Misnitri i jashtëm Bujar Osmani ka udhëtuar sërish sod drejt Sofjes, për të vizituar të lënduarit...

Ministri i jashtëm, Bujar Osmani, ka udhëtuar sërish sot drejt Sofjes, për të vizituar të lënduarit dhe për të ndihmuar familjarët e të lënduarve dhe të vdekurve për të marrë informacione. Megjithatë Osmani ka thënë se për informacione të sakta duhet të pritet raporti i mjekësisë ligjore.

“Kam ardhur që përsëri të vizitoj të lënduarit nga tragjedia e djeshme dhe të jem tërë ditën sot në Sofje me qëllim të lehtësimit të komunikacionit mes familjeve dhe institucioneve, shumë prej tyre presin informacione zyrtare për familjarët e tyre të vdekur. Çështje të cilat nuk mund t’i konfirmojmë, sepse megjithatë presim vendim nga identifikimi i mjekësisë ligjore. Dje i publikova emrat e të lënduarve, që në njëfarë mënyre indirekt ata të cilët nuk janë në spital do të thotë se janë pjesë e të vdekurve. Por, atë nuk mund ta konfirmojmë derisa nuk bëhet identifikimi i trupave. Sot jam këtu ta lehtësojë edhe punën e ekspertëve nga instituti i mjekësisë ligjore që sot duhet të kyçen në procesin e identifikimit të trupave, por të jem këtu që edhe familjet ti marrin informacionet në kohë.”,- tha ministri i jashtëm, Bujar Osmani.