Maqedoni

Familjarët në Sofje, presin informacione për të lënduarit e të vdekurit

24.11.2021 12:50

Familjarët e të lënduarve në aksidentin e djeshëm në Bullgari kanë udhëtuar drejt Sofjes....

Familjarët e të lënduarve në aksidentin e djeshëm në Bullgari kanë udhëtuar drejt Sofjes, për të mësuar më shumë rreth gjendjes shëndetësore të familjarëve të tyre. Po ashtu drejt Sofjes kanë udhëtuar edhe familjarët e atyre që kanë humbur jetën dhe presin identifikimin e trupave të pajetë.

 “Nuk di si të shprehem, sepse sa më shumë presim aq më e dhimbshme bëhet. Morëm informacione se pacientët e mbijetuar janë në gjendje të mirë, janë operuar, por nuk i kemi takuar ende pasi thonë se kanë trauma dhe duhet të presim pak.”,- tha një familjar.