Maqedoni
U shkarkuan drejtorët e TEC “Bitola” dhe TEC “Osllomej”
24.11.2021 13:09
TEC “Bitola” dhe TEC “Osllomej” do të kenë drejtues të rinj....

TEC “Bitola” dhe TEC “Osllomej” do të kenë drejtues të rinj. Në seancën e Bordit Menaxhues të Termocentraleve të Maqedonisë së Veriut, u vendos për shkarkimin e drejtorit aktual të TEC “Manastir” Zlatko Kjurçievski dhe në vend të tij për ushtrues detyre, është emëruar Pece Matevski, ish-drejtor i “Termoelektranës”. Ushtrues detyre në vend të drejtorit të shkarkuar të TEC “Oslomej”, Zlatko Piperkoski, do të jetë drejtori teknik aktual i “Rudnici”, Stojan Mickoski, njoftoi ESM.
TEC “Manastiri” është ballafaquar me disa sfida në funksionimin e tij, duke përfshirë edhe zjarrin që shpërtheu në një nga blloqet.
ESM njofton edhe ndryshime të tjera të personelit brenda impianteve, me qëllim përmirësimin e procesit të prodhimit dhe përballimin e sfidave të krizës energjetike.
