Maqedoni
Mjekësia ligjore, në procedurë marrja e materialeve biologjike
24.11.2021 15:54
Më shumë se gjysma e familjarëve të viktimave nga fatkeqësia në autobusin në Bullgari...

Më shumë se gjysma e familjarëve të viktimave nga fatkeqësia në autobusin në Bullgari janë paraqitur në Institutin e Mjekësisë Ligjore për të dhënë materiale biologjike, me qëllim identifikimin e trupave. Nga ky Institut thonë se rezultatet nga materialet e AND-së do të dorëzohen të enjten në Bullgari, atje ku po zhvillohet procesi i autopsisë. Dinamika e identifikimit më pas varet nga autoritetet shëndetësore të Bullgarisë.
“Po merren shembuj biologjik për identifikimin e viktimave këtu në Institutin tonë në Shkup dhe përgatitet profil i AND-së nga familjarët e afërt. Më pas rezultatet e tona dërgohen në Bullgari për identifikim. Akoma punohet autopsia, identifikimi do të bëhet pasi ata të bëjnë profile të AND-së dhe pasi edhe ne tua dorëzojmë. Ne gjatë së enjtes duhet të jemi gati dhe do t’i dorëzojmë sa më shpejt. Identifikimi bëhet në Bullgari. Kur do të bëhet ajo procedurë nuk mund të di, varet prej tyre, por nëse është gjithçka në rregull, identifikimi duhet të përfundojë diku javën e ardhshme.”,- tha drejtori i mjekësisë ligjore, Aleksandar Stankov.
Në Bullgari ndodhen edhe ekspertë nga Mjekësia Ligjore e RMV-së të cilët pritet të marrin pjesë në procesin e identifikimit.
FLORIJE BELULI KAMBERI
