Covid-19, 5 viktima dhe 422 raste të reja në 24 orë

24.11.2021 18:24

5 viktima Covid janë regjistruar në 24 orët e fundit...

5 viktima Covid janë regjistruar në 24 orët e fundit në vend. Dy viktima janë nga Shkupi e nga një viktimë është regjistruar në Dellçevë, Koçan dhe Kriva Pallankë.

Mosha e viktimave varion nga 57- 84 vjeç. Të gjithë kanë vdekur në kushte spitalore.

Në mënyrë shtesë në regjistrin për të vdekurit nga “Termini im”, me diagnozë Kovid-19, janë regjistruar edhe 5 viktima që kanë ndërruar jetë nga 11-22 nëntor.

Ndërkohë, nga 2.939 testime të bëra në 24 orët e fundit, kanë rezultuar pozitivë  442 qytetarë.

Njëkohësisht janë regjistruar edhe 373 të shëruar. Në vend aktualisht ka 8.339 raste aktive.