Eurointegrimet, Gir: Partitë të unifikohen rreth integrimeve

24.11.2021 20:28

Zgjerimi i BE-së me Ballkanin Perëndimor....

Zgjerimi i BE-së me Ballkanin Perëndimor mbetet çështje e rëndësishme për Unionin, por reformat në Maqedoninë e Veriut duhet vazhduar, ndërkaq parlamenti duhet të unifikohet rreth kësaj çështje, apelon euroambasadori në vend Dejvid Gir. Sipas tij Bashkimi Europian dëshiron që ta shoh Maqedoninë e Veriut në BE sa më shpejtë të jetë e mundur, por pa saktësuar se kjo mund të ndodh në dhjetor në Samitin e Këshillit të Europës.

“Për të shpier para procesin integrues, nevojitet mbështetja e të gjitha partive politike dhe e gjith aktorëve në vend, pra duhet të jetë projekt nacional. Andaj është tejet e rëndësishme që të gjitha partite të bashkëpunojnë. Ne duhet t’i vlerësojmë partitë se si funksionojnë, se si i mbështesin reformat sikurse sundimi i së drejtës, betejën kundër korrupsionit dhe përforcimin e kapaciteteve administrative, përkushtimi për marrëdhëniet ndërfqinjësore duke zbatuar marrëveshjen e Prespës dhe të Fqinjësisë së Mirë me Bullgarinë.” – tha euroambasadori Dejvid Gir.

Gir: Korrupsioni të luftohet në të gjitha nivelet

Sipas euroambasadorit Gir, vendi duhet ti kushtojë më shumë vëmendje edhe betejës kundër korrupsionit.

“Vetë përpjekjet për luftë kundër korrupsionit do të duhet të bëhen në të gjitha nivelet. Kuptohet se qeveria këtu është tejet e rëndësishme dhe vetë roli i saj është kyç, megjithatë do të duhet të ketë vetëdije më të lartë të shoqërisë civile në procesin reformues.” – deklaroi euroambasadori Dejvid Gir.

Një nga direktivat kyçe të BE-së është edhe ruajtja e ambientit, dhe Bashkimi Europian me 36 milion euro do mbështesë ndërtimin e deponive në pjesën lindore dhe veri lindore të vendit. Mbështetja për imunizimin masiv do të vazhdojë me 200 mijë vaksina të siguruara nga shteti polak. (Meral Ismaili, TVM2)