Maqedoni
Besa Trans: Autobusi nuk ka pasur naftë kontrabandë
24.11.2021 20:15
Agjensioni turistik “BESA TRANS” Shkup ka reaguar par publikimeve fillimisht në mediat bullgare më pas edhe në disa media...

Agjensioni turistik “BESA TRANS” Shkup ka reaguar par publikimeve fillimisht në mediat bullgare më pas edhe në disa media të vendit se autobusi i tyre ku humbën jetën 45 persona ka pasur naftë kontrabandë.
“Si agjension njoftojmë të gjithë opinionin, familjarët e të të ndjerëve dhe të lënduarve nga rasti tragjik, se autobusi në asnjë mënyrë nuk ka pasur bagazh për kontrabandë me benzinë, naftë apo mjete piroteknike, të gjitha këto spekulime shërbejnë për qëllime keqdashëse duke u munduar që palë të caktuara të shfrytëzojnë nga tragjedia e ndodhur, kapaciteti total i autobusit ka qenë 450-500 litra naftë për shfrytëzim të vetë autobusit, dhe në asnjë mënyrë nuk ka pasur rezervuar rezervë për qëllime kontrabanduese, edhe njëherë lusim mediat që mos i përdorin këto dezinformata që edhe më shumë t’i lëndojnë familjarët, por edhe që bëhet pengesë për procesin e hetuesisë e cila u njoftua edhe zyrtarisht, detajet më të hollësishme i presim nga procesi hetues.”, thuhet në publikimin e Besa Trans.
