LSDM: BE vetëm ne na vlerësoi negativisht
Lidhja Social-Demokrate e Maqedonisë, vlerëson se konkluzionet e Këshillit të BE-së janë pozitive për të gjitha shtetet e rajonit...

Lidhja Social-Demokrate e Maqedonisë, vlerëson se konkluzionet e Këshillit të BE-së janë pozitive për të gjitha shtetet e rajonit, me përjashtim të Maqedonisë.
“Maqedonia është i vetmi shtet në Ballkanin Perëndimor, për të cilin Këshilli i BE-së nuk ka fjalë pozitive”, deklaroi kryetarja e Komisionit për Çështje Evropiane pranë LSDM-së, Lidija Dimova.
Ajo tha se ndërkohë që për shtetet e tjera jepen vlerësime pozitive për arritjet e tyre, për Maqedoninë bëhen paralajmërime serioze për ngecjen e reformave.
“Këshilli i BE-së konfirmoi raportin kritik të Komisionit Evropian, publikuar në tetor të këtij viti. Theksohet “mangësitë serioze në sferën e pavarësisë së gjyqësorit dhe në atë të lirisë së shtypit”, por edhe politizimi në rritje i institucioneve shtetërore dhe kriza politike. Shqetësues është paragrafi për marrëdhëniet fqinjësore, ku thuhet se nuk ka lëvizje pozitive në kontestin dypalësh me Greqinë dhe se në marrëdhëniet me Bullgarinë kërkohen aksione dhe rezultate”, tha Dimova.
