Maqedoni
Pezullohen dy doganierē, nuk regjistruan ne kufi autobuzin e aksidentuar
24.11.2021 23:27
Doganierët nuk e kanë regjistruar autobusin e kompanisë “Besa Trans” gjatë kalimit të kufirit...

Doganierët nuk e kanë regjistruar autobusin e kompanisë “Besa Trans” gjatë kalimit të kufirit, por vetëm pasagjerët që ndodheshin në të. Ishe Kontrolli i brendshëm i Drejtorisë së Doganore që nxorri në pah lëshimin. Drejtoria e Diganave njofton se dy punonjësit që ishin në detyrë atë ditë, do të pezullohen nga puna, ndërsa pergjegjësi i tyre do të gjobitet.
“Për automjetin me targa SK 0284 BA të transportuesit BESA Trans nga Shkupi, në periudhën prej datës 15.10.2020 deri më 11.11.2021 Drejtoria doganore ka regjistruar disa vendkalime nëpër vendkalimet kufitare: GCI Deve Bair, GCI Blace, GCI. Kafasa GCI Dellçevo, për lloje të ndryshme të transportit, përfshirë evidencën e numrit të Ekstraktit nga Licenca për kryerjen e transportit publik në komunikacionin rrugor ndërkombëtar – transport pa pagesë të udhëtarëve. Autenticiteti i këtyre dokumenteve të bashkangjitura nga transportuesi, do të kontrollohet në mënyrë shtesë ”, thuhet në njoftimin e Drejtorisë së Doganore.
