Maqedoni
Spitalin “Pirogov”: 7 të lënduarit janë në gjendje stabile
25.11.2021 12:41
Mjekët specialist e kanë vlerësuar stabile gjendjen shëndetësore të 7 të lënduarve...

Mjekët specialist e kanë vlerësuar stabile gjendjen shëndetësore të 7 të lënduarve, në aksidentin e 23 nëntorit në autobusin e “Besa Trans” në Bullgari, të cilët po trajtohen në Spitalin universitar “Pirogov”.
Siç kanë njoftuar nga spitali nëpërmjet një kumtese për media.
“Sot, të gjithë pacientët e lënduar në këtë aksident janë në gjendje stabile. Nuk ka rrezik për jetë. Dy nga personat që gjithashtu janë në gjendje të mirë shëndetësore, janë operuar dje. Të lënduarit që ishin në mjekim intensiv, sot janë dërguar në repartin e Klinikës për djegie dhe kirurgji plastike. Një nga viktimat sot duhet të operohet”, thuhet në njoftim.
Po ashtu bëhet e ditur se pacientët kanë pësuar edhe shok traumatik prandaj u është dhënë edhe ndihmë psikologjike.
“Ende nuk duhet se kur ata do të lëshohen nga spitali”, thuhet në njoftimin e Spitalit “Pirogov” në Sofje.
