Maqedoni

Zëvendësprokurori bullgar, Sarafov: Gabimi njerëzor versioni më i mundshëm

25.11.2021 13:04

Prokuroria bullgare vazhdon hetimet për shkaqet e aksidentit të 23 nëntorit ku humbën jetën 44 persona...

Zëvendësprokurori kryesor i Bullgarisë, Borisllav Sarafov, ka hedhur poshtë versionin se zjarri është shkaktuar nga bidona të mbushura me benzinë, duke theksuar se në autobus nuk barteshin derivate. Më i mundshëm është version i gabimit njerëzor, thotë Sarafov.
 
Nga Prokuroria bullgare njëherit theksojnë se personat që kanë vdekur në aksident kanë humbur jetën si pasojë e ngufatjes dhe jo si pasojë e goditjes e apo shpërthimit.
 
“Gjurmë tymi u gjetën në mushkëritë e tyre, që do të thotë se ata ishin gjallë në momentin e zjarrit”, tha Sarafov.
 
Zëvendësprokurori Sarafov analiza e tyre bazohet te puna e ekspertëve, por edhe e dëshmive të dëshmitarëve.
 
“Kanë dalë versione se ka pasur bidona me derivate, benzinë dhe dizel dhe se ato janë shkaktarët për zjarrin, por ai version është analizuar dhe kategorikisht është hedhur poshtë nga ne, pasi janë gjetur tre bidona dhe në tre bidonat ka vetëm mbetje të naftës, derivateve që ka shfrytëzuar autobusi, por nuk kanë qenë të mbushura, nuk janë djegur, respektivisht zjarri nuk është shkaktuar nga ato. Nuk ka bidona me benzinë, nuk është gjetur benzinë ose lëndë tjera djegëse, përveç atyre që janë të zakonshme për një autobus. Po ashtu para jush dëshiroj ta hedh poshtë edhe versionin që e kemi analizuar e që nuk e kisha theksuar ditën e incidentit, mundësinë për akt terrorist. Nuk e theksova ditën e incidentit për të mos nisur spekulimet, por edhe kjo çështje është analizuar në mënyrë profesionale nga ne dhe në bazë të analizave dhe dëshmitarëve dhe kategorikisht e hedhim poshtë versionin e terrorizmit. Autobusi do të analizohet edhe nga auto ekspert për të analizuar problemet teknike, për ta pastruar edhe atë version, por për momentin versioni më i mundshëm është ai i gabimit njerëzor.”,- tha zëvendësprokurori kryesor i Bullgarisë, Borisllav Sarafov.