Kryeministri teknik bullgar, Janev: Politika bullgare drejt RMV-së, e pandryshuar
Politika e Bullgarisë ndaj Maqedonisë së Veriut....

Politika e Bullgarisë ndaj Maqedonisë së Veriut mbetet e pandryshuar ngaqë nuk tërhiqemi nga interesat nacionale bullgare, ka thënë në intervistën për Televizionin Shtetëror Bullgar kryeministri i përkohshëm i Bullgarisë, Stefan Janev.
“Politika dhe pozicioni i qeverisë mbeten të pandryshuara. Kjo u vërtetua edhe në mbledhjen e Këshillit për Punë të Përgjithshme të BE-së në Bruksel. Aty befasi nuk ka. Politika dhe sjellja e Bullgarisë shpesh herë është prezantuar dhe nuk është diçka e re. Sqarojmë dhe nuk do të ndalemi sepse bëhet fjalë për interesa bullgare dhe nacionale.”,- tha kryeministri teknik i Bullgarisë, Stefan Janev.
Radev nga biseda me eurokomisarin Varheji: Presim rezultat konkret nga bisedimet mes dy shteteve
Pozicioni bullgar ndaj kontestit me RMV-në sipas kryeministrit Janev është i njohur edhe për institucionet e BE-së.
“Unë jam takuar shpesh me përfaqësues evropianë prej të cilëve kam dëgjuar një gjë: Ne tezat e juaja nuk i kemi dëgjuar më herët. Tani i dimë dhe na duhet kohë t’i kuptojmë.”,- u shpreh kryeministri teknik i Bullgarisë, Stefan Janev.
Ndërkohë presidenti bullgar, Rumen Radev, pret rezultate konkrete nga negociatat mes Sofjes dhe Shkupit. Përmes lidhjes telefonike me eurokomisarin për zgjerim, Oliver Varheji, Radev ka shprehur pritshmëritë e Sofjes nga këto bisedime.
Theksin e vendos në respektimin e komunitetit bullgar në RMV, çrrënjosjen e gjuhës së urrejtjes si dhe respektimin e historisë bullgare.
Ndonëse Shkupi, por edhe Tirana prisnin që zgjedhjet në Bullgari të pasoheshin me një ndryshim kursi për heqjen e vetos që po mban peng zhvillimin e konferencës së parë ndërqeveritare. Por, si duket kjo vështirë të ndodh.
Ditëve në vijim pritet të formohet shumica parlamentare në Bullgari e cila më pas do ta formojë qeverinë dhe të shihet kursi politik i Sofjes ndaj kontestit me RMV-në. (Nermin Mulaki Fejzullahu, TVM2)
