Spitali “Pirovov” në Bullgari: Të hospitalizuarit janë në gjendje stabile
Të gjithë pacientët e lënduar në fatkeqësinë....

Të gjithë pacientët e lënduar në fatkeqësinë e autobusit në Strumë janë në gjendje stabile dhe nuk ka rrezik për jetën e tyre, bëjnë të ditur nga Spitali “Pirogov”.
Dje u operuan dy pacientë të cilët janë në gjendje të mirë. Të lënduarit të cilët ishin në repartin e kujdesit intensiv sot u transportuan në repartin e kirurgjisë plastike. Një ndër personat e lënduar sot do të operohet.
“Pacientët që u operuan janë në gjendje stabile, të dy pacientët që ishin në repartin intensiv janë në dhoma spitalore për vazhdimin e kurimit dhe njërit pacient sot do t’i bëhet edhe një operacion. Konsiliumi i mjekëve ka vlerësuar se nevojitet edhe një operacion i cili po bëhet për momentin.”,- tha Hristo Shivaçev nga Spitali “Pirogov”.
Duke pasur parasysh edhe përjetimin e traumave të rënda psikike, të hospitalizuarve iu ofrua edhe përkrahje psikologjike nga spitali. Ende nuk dihet se kur do të lëshohen nga dpitali. Në spital janë të hospitalizuar shtatë persona të sjellë nga fatkeqësia në autostradën Struma më 23 nëntor. (Flutura Latifi, TVM2)
