Petliçkovski: Të shëruarit nga Kovid-19 kanë imunitet 6 muaj

25.11.2021 17:06

Në bazë të informacioneve...

Në bazë të informacioneve të Institutit të Shëndetit Publik javën e kaluar për herë të dytë kanë rezultuar pozitiv me virusin Korona 49 qytetarë të vendit, duke e rritur në 870 numrin e personave të infektuar për herë të dytë. Por, drejtori i Institutit të imuno-biologjisë, Aleksandar Petliçkovcski, thotë se te një numër i këtyre personave nuk bëhet fjalë për infektim të sërishëm, por vetëm për prani të virusit në organet e frymëmarrjes.

“Një pjesë e njerëzve që udhëhiqen se kanë pasur infektim para 9, apo para dy e tre muajsh dhe tani janë infektuar përsëri një pjesë e tyre janë vetëm pozitiv në test PISIAR, por kjo nuk është infektim i vërtetë, por ata me siguri testohen për shkak se dikush ka rezultuar pozitiv në rrethin e tyre, apo kanë thithur virus dhe ai të detektohet në test, po kjo nuk është infektim i sërishëm por virusi vetëm është i pranishëm në organet e frymëmarrjes.”,- deklaroi drejtori i Institutit të imuno-biologjisë, Aleksandar Petliçkovcski.

Ai thotë se imuniteti pas shërimit nga Kovid-19 është shumë solid për 5 apo 6 muaj. Në këtë periudhë mundësitë për infektim të sërishëm janë më pak se 5%. Pas kalimit të më shumë muaj, një vit, 15 apo 17 muaj mundësitë janë më të mëdha për infektim të sërishëm, ndërsa rreziku rritet për 50%.

“Ata që e kanë kaluar virusin dhe vaksinohen kanë rrezik më të vogël për infektim të sërishëm se sa ata që mbeten vetëm te imuniteti natyror. Është e saktë se imuniteti pas shërimit nga virusi zgjat të paktën 6 muaj, por vaksinimi në asnjë rast nuk është i dëmshëm te ata që e kanë kaluar sëmundjen, madje edhe një muaj pasi janë shëruar.”,- theksoi drejtori i Institutit të imuno-biologjisë, Aleksandar Petliçkovcski.

Sipas mjekut Petliçkovski, ata që e kanë kaluar virusin megjithatë nëse infektohen për here të dytë e kalojnë shumë më lehtë, e disa prej tyre edhe pa simptoma. (Gyltene Sinani, TVM2)