Hetimet për aksidentin tragjik, Jovevski: I pashë vetë bidonët e zbrazur të padjegur

25.11.2021 17:19

Prokuroria Publike vazhdon bashkëpunimin me Prokurorinë bullgare....

Prokuroria Publike vazhdon bashkëpunimin me Prokurorinë bullgare në drejtim të zbardhjes më të shpejtë të tragjedisë në Bullgari.

Kryeprokurori, Ljubomir Joveski, për TVM tha se të premten në Shkup vjen ekipi i prokurorëve bullgarë për të marrë rezultatet biologjike dhe dosjen e plotë të Kompanisë “Besa Trans”.

Joveski ndan të njëjtin mendim me prokurorët bullgarë, se zjarri nuk është shkaktuar nga bidonët e mbushur me benzinë.

“Unë isha në vendin e ngjarjes dhe i pashë 4 bidonët e karburanti të zbrazura,  të vendosura në pjesën e pasme të autobusit, që nuk ishin përfshirë nga flakët e zjarrit.”,- tha kryeprokurori i RMV-së, Ljubomir Joveski.

Hetimet ndaj “Besa Trans”, Jovevski: Nëse ka prova, do të ngremë padi penale

Joveski thotë se procesuimi i këtij rasti është nën kompetencat e organeve bullgare dhe ata mund të japin vetëm mbështetje logjistike. Megjithatë, nuk e përjashton mundësinë që në të ardhmen, nëse ka prova, të ngrihet edhe një procedurë tjetër penale nga PTHP, ndaj “Besa Trans”.

“Ne veç më e kemi konfiskuar dokumentacionin  dhe kompjuterët e kompanisë dhe po ashtu jemi duke grumbulluar të dhëna tjera nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve dhe MPB-së dhe nëse vërtetohet përgjegjësi penale,  ne do të ngremë procedurë të tillë. Mirëpo në këtë moment interesi ynë është i fokusuar në mbështetje juridike të organeve bullgare.”,- u shpreh  kryeprokurori i RMV-së, Ljubomir Joveski.

Nga MPB ndërkohë thonë se është kthyer ekipi i tyre nga Bullgaria i cili për dy ditë i dha ndihmë teknike organeve atje. Pa dhënë shumë detaje, nga MPB thonë se në koordinim me disa institucione të tjera të vendit, po punojnë në lidhje me disa kërkesa të palës bullgare.

MPB do të presë përfundimin e hetimeve për rastin tragjik, por shprehen të bindur se me bashkëpunim të ndërsjellë, hetuesia bullgare do të mundet më lehtë dhe më shpejt të japë përgjigje për të gjitha dilemat lidhur me aksidentin tragjik. (Rexhep Qamili, TVM2)