Covid-19, 14 viktima e 473 infektime të reja në 24 orë
25.11.2021 17:49
14 pacientë e kanë humbur betejën...

14 pacientë e kanë humbur betejën me Covid-19 në 24 orët e fundit. 3 persona të vdekur janë nga Shkupi dhe nga dy fatalitete janë regjistruar në Kumanovë dhe Manastir, dhe nga një fatalitet në Tetovë, Veles, Kavadar, Kriva Pallankë, Pehçevë, Resnjë dhe Demir Hisar.
Nga të paraqiturit 13 persona kanë vdekur në spital ndërsa 1 në shtëpi. Në mënyrë plotësuese, me diagnozë COVID-19 nga “Termini im” ka 4 persona të paraqitur me datë vdekje nga 9 deri 22 nëntor.
Të gjithë personat kanë vdekur në shtëpi. Nga 2.708 testime të realizuara kanë rezultuar pozitiv 473 persona, prej të cilëve më shumë në Shkup - 246.
Janë regjistruar edhe 505 pacientë të shëruar. Në vend ka 8.289 raste aktive.
