Prokuroria bullgare: Gabimi njerëzor dyshohet si shkak i aksidentit
Gabimi njerëzor dyshohet të jetë shkaku i përplasjes....

Gabimi njerëzor dyshohet të jetë shkaku i përplasjes së autobusit në parmakët e aksidentin në Bullgari, bënë të ditur prokurorët bullgarë që janë duke hetuar rastin. Zëvendësprokurori bullgar, Borisllav Sarafov, mohon të ketë pasur shpërthim, por vetëm përplasje të fuqishme të autobusit të cilën e kanë dëgjuar edhe vetë të mbijetuarit, dhe kjo përplasje ka stimuluar flakët e zjarrit.
“Sipas gjitha gjasave, arsye për ndezjen është përplasja në parmakun e djathtë, gërvishtja në asfalt e cila ka shkaktuar efektin e fërkimit dhe në fund që lëndët në autobus sikurse nafta dhe vajrat që të digjen dhe të shkaktojnë djegie intensive. Autobusi ka edhe jastëkët e ajrit që janë dorëzuar në një fare shkalle dhe kanë ndikuar në djegien intensive të autobusit.”,- tha zëvendësprokurori i Bullgarisë, Borisllav Sarafov.
Në konferencën e organizuar për media, Sarafov hedh poshtë mundësinë që të ketë pasur shpërthim nga derivate të naftës sikurse benzini dhe dizeli. Përgënjeshtron edhe mundësinë e sulmit terrorist.
“Janë gjetur tre bidona dhe në tre bidonat ka vetëm mbetje të naftës, derivateve që ka shfrytëzuar autobusi, por nuk kanë qenë të mbushura, nuk janë djegur, respektivisht zjarri nuk është shkaktuar nga to. Nuk ka bidona me benzinë, nuk është gjetur benzinë ose lëndë tjera djegëse, përveç atyre që janë të zakonshme për një autobus. Kategorikisht e hedhim poshtë versionin e terrorizmit. Autobusi do të analizohet edhe nga auto-ekspertë për të analizuar problemet teknike, për ta pastruar edhe atë version, por për momentin versioni më i mundshëm është ai i gabimit njerëzor.”,- tha zëvendësprokurori i Bullgarisë, Borisllav Sarafov.
9 prokurorët bullgarë në mënyrë shtesë do të hetojnë edhe aksin rrugor për të cilin thonë se është i papërshtatshëm si dhe sinjalistikën në të. Prokurori Marinov shpjegon se sinjalistika rrugore mund të ketë hutuar shoferin, por me t’u afruar vendit për pushim ka qenë vonë për të reaguar.
“Autobusi është përplasur në të djathtë dhe më pas në parmakët e majtë. A është kjo hamendje nga kushtet e rrugës, apo për ndonjë arsye tjetër, supozohet shenja e çezmës dhe ndarja e rrugës drejt pushimores. Autobusi gjithë parmakun e ka marrë me vete midis magjistrales. Rrota dhe dera e përparme kanë fluturuar, aty para gjendet edhe rezervuari. Me një dinamikë të tillë dhe shpërthimi i shkëndisë intensive sipas dëshmitarëve brenda ka nisur në të djathtë dhe shpejt është përhapur. Kanë bërë përpjekje të hapin dritaret, por pa sukses. Dera e përparme ka qenë e përfshirë në zjarr, ndërkaq të gjithë janë grumbulluar në derën e mesme e cila ka qenë e bllokuar nga parmaku.”,- tha prokurori bullgar, Marjan Marinov.
Sipas prokurorëve, nuk ka pasur dëshmitarë jashtë autobusit, të vetmit dëshmitarë janë të mbijetuarit e tragjedisë. Autoritet bullgare gjatë hetimit të mëtejmë do të vlerësojnë edhe të dhënat nga Shkupi për gatishmërinë teknike të autobusit.
Do të kërkohet llogari edhe nga dogana bullgare dhe policia se si kanë lëshuar autobusin të hyjë në territorin bullgarë pa licencë ndërkombëtare. (Meral Ismaili, TVM2)
