Spasovski: Qeveria ka formuar ekip për organizimin e transportit të viktimave
Qeveria ka formuar ekip i cili do të ketë për obligim....

Qeveria ka formuar ekip i cili do të ketë për obligim ta organizojë transportin e viktimave nga aksidenti me autobus nga Bullgaria në shtet në një mënyrë dinjitoze, tha sonte ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski për RTVM.
Ai njëherit theksoi se autoritetet në Bullgari punojnë në rastin dhe i ndajnë informacionet me autoritetet tona.
“Kyç për identifikimin e trupave është sigurimi i materialit biologjik nga familjarët e viktimave. Kjo tashmë është siguruar që të mund të vazhdojnë me aktivitete. Sipas vlerësimeve të ekspertëve nga Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria, të cilët punojnë në mjekësinë ligjore, identifikimi i plotë pritet të kryhet për shtatë ditë. Institucionet tona janë në komunikim të vazhdueshëm. MPB-ja ka shtab të veçantë. Si do t’i marrim të gjitha informatat se si do të përgatitemi për të kryer bartjen e trupave, do ta organizojmë”, tha ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski për RTVM.
