Shqipëri, homazhe për viktimat e aksidentit në Bullgari

25.11.2021 20:47

Një grup qytetarësh kanë protestuar....

Një grup qytetarësh kanë protestuar në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, në nder të qytetarëve të maqedonisë së Veriut që humbën jetën në aksidentin tragjik në Bullgari.

Aktiviteti ishte organizuar nga vetë qytetarët nëpër rrjetet sociale, pasi deri më tani nga qeverisë nuk ka pasur as vendim për ditë zie kombëtare dhe as marshim në nderim të jetëve të humbura.

I vetmi reagim që kanë bërë zyrtarët e lartë të Shqipërisë ka qenë në rrjetet sociale ditën e aksidentit, ndërsa pavaresisht kritikave, nga autoritetet shtetërore nuk ka pasur asnjënformë tjetër reagimi.

Mes të pranishmëve në sheshin skënderbej ishin aktivistë të shoqërisë civile, këngëtarë, artistë e qytetarë të thjeshtë. 

Ata kanë ndezur qirinj dhe kanë vendosur buqeta me lule në shesh, duke u lutur për shpirtin e viktimave.