Botë
Mbledhja e përbashkët Shqipëri-Kosovë
26.11.2021 12:13
Sot po mbahet mbledhja e përbashkët mes qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës, ne qytetin e Elbasanit në Shqipëri...

Sot po mbahet mbledhja e përbashkët mes qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës, ne qytetin e Elbasanit në Shqipëri.
Ky është takimi i 7 i dy qeverive, por i pari mes dy kabineteve që drejtohen nga Edi Rama dhe Albin Kurti.Axhenda parashikon një takim mes dy kryeministrave, si dhe takime të veçanta mes ministrave të dikastereve homologe, ku do të bëhet një vlerësim i zbatueshmërisë së marrëveshjeve të arritura më para.
Më pas do të ketë dhe një takim të përbashkët mes dy qeverive, i cili do të pasohet me nënshkrimin e 16 marrëveshjeve me fokus në fushën e lëvizjes së lirë, arsimit, drejtësisë, infrastrukturës, kulturës dhe lehtësimit të bashkëpunimit dhe shkëmbimit tregtar.Kosova dhe Shqipëria deri tani kanë mbajtur 6 mbledhje të përbashkëta, deri më tani janë nënshkruar rreth 130 marrëveshje, memorandume dhe protokolle bashkëpunimi.
