Spitali i Strugës, gjendja me Covid 19 është stabile
Në spitalin e Strugës gjendja me Covid 19 është stabile...

Momentalisht në spital ka vetëm 4 pacientë pozitiv, të shtruar në spitalin modular. Pacientët janë të moshave më të mëdha, 2 prej të cilëve janë në ndihmë të oksigjenit. 3 pacientë të shtruar janë të vaksinuar me dy doza të vaksinës, ndërsa njëri është i pa vaksinuar dhe është në gjendje stabile. Në Strugë aktualisht vetëm spitali modular shërben për pacientët Covid, sepse ka vende të lira, ndërsa repartet tjera funksionojnë normal.
“Momentalisht në spitalin e përgjithshëm në Strugë situata është stabile, sa i përket infeksioneve të Covid 19, ne kemi 4 pacientë të hospitalizuar, dy prej tyre janë në përmbajtje të oksigjenit, 3 prej të cilëve janë ë vaksinuar me dy doza ndërsa një pacientë nuk është vaksinuar por është në gjendje relativisht stabile. Repartet tjera të cilët janë në spitalin tonë funksionojnë në normalitet, funksionon reparti i kirurgjisë, pediatrisë, edhe internistik funksiononme pacientë të cilët shërohen nga sëmundjet internistike”, u shpreh drejtor i spitalit të Strugës, Armend Arsllani.
Kontrollet ambulantore kanë vazhduar me ritëm të njëjtë, bëhen 40 deri në 50 kontroll në ditë. Ndërsa edhe vaksinimi i personelit mjekësor ka vazhduar edhe me dozën e 3. Nga spitali thonë se rreth 95% e personelit mjekësor janë të vaksinuar të paktën me dy doza.
“Për sa i përket vaksinimit në kuadër të personelit shëndetësor, këtu në spitalin tonë janë mbi 95% të vaksinuar, ndërsa të tjerët për shkaqe indikative, por në përgjithësi janë në rrugën e tyre që sa më shpejtë të vaksinohen”, theksoi Arsllani.
Edhe nga ana e qytetarëve ka pasur interesim për vaksinim me dozën e tretë, kryesisht nga moshat më të vjetra, ato të cilët ishin të parët që u vaksinuan. Ndërsa për dozën e parë, ka rënë interesimi për imunizim, por me lajmërimin e masave të reja pritet që interesimi të rritet.
ILMIJE ZHAKU
