KE: Kufiri i BE-së nuk guxon të kalohet pa licencë
Komisioni Evropian vlerëson se sipas rregullave të Bashkimit Evropian, nëse autobusi i Besa Trans...

Komisioni Evropian vlerëson se sipas rregullave të Bashkimit Evropian, nëse autobusi i Besa Trans i cili u aksidentua në Bullgari në të cilin ndërruan jetë 45 udhëtarë, nuk ka pasur licencë të vlefshme për transportin e udhëtarëve, ai nuk guxon të kalojë kufirin e Bashkimit Evropian, në këtë rast të Bullgarisë. Legjislacioni i BE-së parasheh një sërë rregullash për licenca dhe leje për transport dhe nga ky institucion, sipas informatave që i ka marrë MIA, nuk përjashtohet që ato të jenë shkelur, por Komisioni Evropian nuk do të ndërhyj në hetim.
Përgjegjësia për mbikëqyrje dhe kontroll të dokumentacionit dhe zbatimin të ligjeve të BE-së është në duar të vendeve anëtarë të Unionit. Nëse vërtetohet në hetim se transportuesi ka udhëtuar me licencë ilegale apo të falsifikuar, mund të pritet që Komisioni Evropian të dënojë një praktikë të këtillë e cila jo vetëm që është kërcënim për “konkurrencën e lirë në BE”, por paraqet rrezikimin të jetës së udhëtarëve.
Ministria e Transportit, “Besa Trans” ka kryer keqpërdorim licencës
Ndërkohë nga ministria e transprotit dhe lidhjeve përmes një kumtese sqarojnë se “Besa Trans” ka kryer keqpërdorim të certifikatës së licencës nga një automjet tjetër. Shifrat e certifikatave të licencave të cilat janë evidentuar në Drejtorinë Doganore gjatë hyrjes dhe daljes dhe me të cilat spekulohet në opinion, në asnjë rast nuk janë në pronësi të autobusit të djegur të transportuesit “Besa Trans”. Kjo nënkupton se transportuesi ka kryer keqpërdorim të certificates.
“Që të sqarojmë, numri 007017 është numër i licencës së transportuesit Besa Trans BTB për kryerje të transportit ndërkombëtar të njerëzve. Numri 22679, me të cilin spekulojnë disa mediume, ndërsa i cili është shfrytëzuar nga autobusi i djegur gjatë daljes nga vendi, është numër i certifikatës nga licenca e një automjeti tjetër, me targa tjera gjithashtu pronësi e transportuesit “Besa Trans””, thuhet në kumtesën e Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve.
Autobusi i kompanisë “Besa Trans” nuk ka pasur licencë madje edhe dy vitet e kaluar, si dhe kufirin e shtetit e ka lëshuar 135 herë, konfirmuan nga MPB. Në vitin 2020 i njëjti autobus në 22 raste ka realizuar hyrje-dalje nga shteti, ndërsa në vitin 2021 ka të realizuar 113 dalje nga kufiri shtetëror.
ZEKIRIJA MEXHITI
