Qeveria, nuk u pranua propozimi për vaksinim të detyruar
Qeveria nuk i ka miratuar masat e propozuara...

Qeveria nuk i ka miratuar masat e propozuara nga Komisioni për sëmundje Infektive dhe Shtabi i Krizës, për nxitje të vaksinimit masiv për mbrojtje nga Covid-19. Kjo nënkupton se punëtorët shëndetësorë dhe të punësuarit e sektorit publik tani për tani kanë shpëtuar nga vaksinimi i detyruar, ose testimi me vet financim. Qeveria I ka kërkaur Komisionit analiza shtesë.
“Në drejtim të nxitje së vaksinimit masiv Qeveria i ka obliguar të gjitha minsitritë, ndërmarrjet publike, shoqëritë aksionare dhe agjencitë në pronësi shtetërore të realizojnë skrining, si dhe ti konfirmojnë mundësitë për stimulim për përfshirje më të madhe dhe të plotë të vaksinimit", thonë nga Qeveria.
Planifikohet edhe stimulim ekonomik për qytetarët të cilët do të imuniuzohen, ndërsa do të rriten kufizimet për personat e pa vaksinuar. Ndërkohë minsitria e shëndetësisë ka njoftuar se 69% e të infektuarve me kovid 19 në tre muajt e fundit janë persona të pa vaksinuar.
Në periudhën prej 6 gushtit deri me 25 nëntor janë konfirmuar 58 mijë e 276 qytetarë të infektuar nga të cilët 17 mijë e 896 apo 31% kanë qenë të vaksinuar plotësisht ndërsa 40 mijë e 380 qytetarë apo 69% nuk kanë qenë të vaksinaur.
Në periudhën e lartë përmendur e kanë humbur jetën 1.986 persona prej të cilëve 79% nuk kanë qenë të vaksinuar ndërsa 21%, apo 415 kanë qenë të vaksoinuar. Poashtu nga 468 pacient në trajtim spitalor vetëm 91 janë të vaksinaur.
GYLTENE SINANI
