Maqedoni
Prokororët bullgar në Shkup, zyrtarisht informuan për aksidentin
26.11.2021 16:10
Prokurorët bullgar të cilët janë për vizit në Prokurorinë Themelore Publike në Shkup...

Prokurorët bullgar të cilët janë për vizit në Prokurorinë Themelore Publike në Shkup edhe zyrtarisht informuan kryeprokurin Ljubomir Joeveski për bilancin e fundit për aksidentin tragjik. Me këtë rast është bërë e ditur se është gjetur edhe një trup i pa jetë gjatë kontrollimit shtesë të autobusit.
“Në autobusin e aksindetuar dhe të djegur është gjetur edhe një trup pa jetë i cili ka qenë në mosh të re. Trupi tashmë është dërguar në Institutin Mjeko Ligjor në Bullgari. Në këto momente mund të themi se në këtë aksident tragjik kanë vdekur 45 persona, ndërsa 7 të tjerë që mbijetuan janë në kurim spitalor. Jam i bindur dhe njëherit dua ti sigurojë opinionit se të mos ketë kurrfarë dyshimi në lidhje me gjetjen edhe të një trupi të pa jetë pasi që kjo më është thënë nga autoritet bullgare dhe siç patët mundësi edhe ju të shihni bëhet fjalë për dëmtime të mëdha të autobusit të aksidentuar dhe për këtë arsye ka qenë e vështirësuar gjetjen e të trupit të 45”, u shpreh kryeprokurori i RMV – së, Ljubomir Joveski.
Ekipi prokurorëve bullgar të cilat do të qendrojnë deri të djelën në Shkup, gjatë ditës së shtunë zyrtarisht do t’i marrin rezultatet biologjike të ADN-së të marra nga familjarët e viktimave dhe dosjen e dokumenteve të kompanisë “Besa Trans”. Analizat e ADN-së ata do t’i përdorin për identifikimin e viktimave, ndërsa në këtë proces Joveski kërkon të kyçen edhe ekperëtët e Institutit Mjeko Logjor.
“PTHP e RMV nga autoritet bullgare kërkoi që në procesin e identifikimit të viktimave të marrin pjesë edhe dy përfaqësues të Institutit Mjeko Ligjor me qëllim që të përshpejtohet procesi i identifikimit të viktimave”, theksoi Joveski.
Pas fazës së identifikimit të trupave, Qeveria e RMV do të organizojë transportin e kufomave nga Bullgaria në Maqedoninë e Veriut. Hetimet e përbashkëta të dy prokurorëve do të duhet të japin përgjigje nëse shkaku kryesor për këtë aksident tragjik është faktori njeri apo është shkaktuar nga rrethana të tjera.
REXHEP QAMILI
