Mickovski, aksidenti dëshmi se institucionet nuk funksionojnë
Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski....

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski, tha se djegia e autobusit të “BESA TRANS”në Bullgari ku humbën jetën 45 persona, paraqet dëshmi të mosfunksionimit të organeve të shtetit.
Mickovski tha se në të gjitha tragjeditë që po I ndodhin vendit, askush nuk po mban përgjegjësi.
“Kjo ngjarje jo e mirë është vetëm vazhdim i korrupsionit dhe mosfunksionimi i institucioneve të shtetit, e cila filloi së pari që nga fatkeqësia në Llaskarcë dhe ai hetimi i gabuar thellësisht në “Durmo Turs”, më pas vazhdoj me kabllon në spitalin modular në Tetovë, para disa ditëve për fat të keq ndodhi kjo tragjedi në Bullgarinë fqinje, për të cilën shprehim keqardhje. Nuk ka asnjë lloj përgjegjësie nga institucionet, nuk ka asnjë lloj përgjegjësie nga institucionet, nuk ka as përgjegjësi morale nga njerëzit që i udhëheqin ata institucione, që për mua personalisht do të thotë turp serioz për ata politikan” – tha Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski.
VMRO-DPMNE ka pesë kërkesa konkrete për shmangien e tragjedive me autobus, të cilat kanë të bëjnë kryesisht me kontrolle më të shpeshta teknike të autobusëve, varësisht edhe nga vjetërsia e tyre.
Ata thonë se përgjegjësin dhe fajinë e hudhin nga një institucion në tjetrin dhe përsëri askush nuk jep përgjegjësi për këtë.
ASH, aksidenti nxorri në shesh aktivitete skandaloze
Edhe Aleanca Per Shqiptarët tha se papërgjegjësinë, krimin dhe korrupsionin në shtet, qytetarët e paguajnë me jetë. Edhe në këtë fatkeqësi si në të kaluarën dolën në shesh aktivitete skandaloze.
“Një autobus që lëviz nëpër rajon pa licencën e nevojshme i paevidentuar në regjistrin elekronik dhe i lejuar nga dogana dhe policia kufitare”, thonë nga ASH.
Ndërsa BDI dhe LSDM, pas tragjedisë morën vendim që çdo familjeje ti ndahet nga 100.000 denarë. (Farije Dauti – Bakiu, TVM2)
