Prokuoria bullgare, u gjet trupi i 45 në autobusin e aksidentuar
Është gjetur edhe trupi i 45-të i pa jetë....

Është gjetur edhe trupi i 45-të i pa jetë në autobusin që u aksidentua në autostradën Struma në Bullgari, duke i shuar shpresat për të mbijetuarin e 8.
Ky informacion është konfirmuar nga zëvendëskryeprokurori bullgar Borislav Sarafov, njoftoi Radio Kombëtare Bullgare.
"Misteri u zgjidh. U gjet trupi i 45. Nuk ka të mbijetuar të tetë. Në orën 21:15 të natës tragjike, 52 pasagjerë hynë përmes "Kapitan Andreevo", prej tyre 45 janë gjetur në autobus, 7 janë në “Pirogov”, fatkeqësisht nuk ka edhe një të shpëtuar.”, ka thënë zëvendëskryeprokurori bullgar Borislav Sarafov.
Zëdhënësja e kryeprokurorit bullgar, Sijka Mileva, njofton se edhe pse kanë kaluar vetëm disa ditë organet e hetuesisë bullgare kanë punuar me kapacitet të plotë dhe shumë punë kanë përfunduar.
Ajo njofton se autopsia ka mbaruar ndërsa në proces është marrja e ADN-së nga familjarët dhe krahasimi i tyre.
“Autopsitë kanë mbaruar, ekip nga zyra e prokurorisë bullgare të dërguar në do të sjellin dokumente në lidhje me autobusin e djegur në Bullgari dhe mostra të ADN-së nga të afërmit e të vdekurve. Profilet e ADN-së do të përdoren për të krahasuar profilet e ADN-së së viktimave, dhe kështu të mund të bëhet më shpejt identifikimi i viktimave” – u shpreh Kryeprokurorja bullgare, Sijka Mileva.
Mileva thotë se nga ana e Bullgarisë do të mundohen deri në maksimu që të përshepjtojn procesin e identifikimit të fiktimave që të mundet trupat tu dërzohen sa më shpejt te familjarët. (Sanije Duraku, TVM2)
