Komisioni për financa dhe buxhet, vazhdon debati për propozim buxhetin
Me një minutë heshtje për viktimat....

Me një minutë heshtje për viktimat e aksidentit të autobusit në Bullgari, Komisioni Parlamentar për Financa dhe Buxhet ka vazhduar debatin e përgjithshëm për Projektbuxhetin për vitin 2022.
Gjatë debatit, qeveria dhe opozita kundërshtuan sërish qëndrimet e njëra-tjetrës. Përderisa për deputetët e partive në pushtet është zhvilluar Projektbuxheti që synon rimëkëmbjen ekonomike, mbrojtjen e shëndetësisë, rritjen e investimeve dhe pagesën e pandërprerë të pagave dhe pensioneve, për deputetët e opozitës projeksionet janë të gabuara dhe tepër ambicioze dhe sipas opozitës në kaurtalin e parë të vitit 2022 do të kemi ribalanc të buxhetit.
“Ky propozim buxhet është jo real dhe do te mbetet vetem deshira e qeverise por do te jet buxhet i parealizuar. ekspertet nuk e pë rjashtojnë mundë sin e ribalancit të buxhetit në kuartalin e parë të vitit. Në këtë buxhet ka zbraztirë prej gjysëm miliard eurove, rrezik shtesë është dheprojektimi i deficitit , plani i qeverisë është që të arkëtoj 3.9 miliard euro që është 7.4 përqind më shumë se vitin e kaluar, por njëkohësisht planifikon të shpenzojë 4.4 miliard euro dhe këtë zbraztirë të mjeteve qeveria sigurisht do ta mbuloj nëpërmjet borxheve” – tha Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Zoran Jovançev.
Zevendës minsitri i financave hedh posht gjitha konkluzionet e opozitës, se buxheti është jo zhvillimor dhe jo mirë i projektuar.
“Rritja ekonomike për vitin 2022 është paraparë të jetë 4.6 përqind në kushte të rritjes së investimeve rritje solide të konsumit dhe stabilizim të kërkesës nga jasht apo eksportit. Të hyrat e buxhetit për vitin 2022 projeksionet janë bërë në bazë të projeksioneve për rritje të konsumit privat për 3.5 përqind për vitin e ardhshëm dhe në bazë të parashikimeve për rritjen e pagave dhe uljen e papunësisë, gjithashtu ndikim do të ketë dhe rritja e kreditimit nga sektori bankar si dhe rritja nga këmbimi valutor” – u shpreh Zv. Ministri i Financave, Dimitar Kovaçevski.
Kovaçevski thotë se në buxhet janë siguruar dhe mjete për krizën energjetike ndërsa katër miliardë denarë tashmë janë transferuar në llogarinë e SHA ESM, e cila parasheh blerjen e lëndëve të para për prodhimin e energjisë elektrike dhe furnizimin e energjisë elektrike për amvisëri.
Gjithashtu, janë siguruar mjete për 45.622 qytetarë me të ardhura të ulëta, të cilët marrin kompensim prej 1.000 denarë për mbulimin e shpenzimeve për ngrohje. E kemi ulur TVSH-në për energjinë elektrike nga 18 në pesë për qind, tha Kovaçevski. (Gazmend Rexhepi, TVM2)
