OBSH, masa udhëtimi në bazë të rekomandimeve
Mutacioni i ri B.1.1.529 i COVID-19 i zbuluar në Afrikën e Jugut....

Mutacioni i ri B.1.1.529 i COVID-19 i zbuluar në Afrikën e Jugut me një numër të lartë mutacionesh ka dhënë një alarm global. Rastet e para me variantin e ri kanë ardhur nga Afrika e Jugut, ndërsa një tjetër në Hong-Kong dhe Izrael.
OBSH thotë se duhen disa javë që shkencatarët të kuptojnë më shumë rreth mutacioneve dhe sa i transmetueshëm varianti i ri.
Deri sa të dalin me rekomandime të reja zëdhënësi i OBSH-së, thotë se vendet të aplikojnë masat e udhëtimit në përputhje me rekomandimet.
“Sa më shumë Covid 19 të qarkullojë aq më të larta janë mundësitë që COVID 19 të ndryshojë, të ketë mutacione dhe të zhvillojë forma të ndryshme. Ne do të dalim me udhëzime të mëtejme për qeveritë dhe veprimet që ata mund të ndërmarrin” – tha zëdhënësi i OBSH-së, Christian Lindmeier.
Ministri gjerman i shëndetësisë ka ngritur shqetsimet mbi varianit e ri duke bërë apel që sa më shumë të reduktohen kontaktet përballë valës së katërt të pandemisë.
“Sa i përket situatës serizozisht të vështirë, na duhet vetëm një gjë e ajo është ndryshimi vendimtar se numri i kontakteve duhet të ulet edhe atë në mënyrë të konsiderueshme përndryshe e gjitha është e pa dobi.Varianti u zbulua përmes sekuencës së gjeneve në Afrikën e Jugut, ku ata kanë lehtësira. Ka një numër të lartë mutacionesh që të paktën janë shkak për shqetësim” – deklaroi Ministri i Shëndetësisë i Gjermanisë, Jens Spahn.
Zbulimi i variantit më të ri të Covid, ka detyruar shumë vende të marrin masa për të parandaluar përhapjen e tij. Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen me anë të një postimi në tëiter ka deklaruar se BE po shqyrton mundësinë e vendosjes së kufizimeve nga vendet e Afrikës së Jugut.
Italia ka vendosur veqmë të mbyllë kufinjtë për personat të cilët në dy javët e fundit në vendet e Afrikut të Jugut. Të njejtin shembull e kanë ndjekur edhe Mbreteria e Bashkuar, Japonia dhe Izraeli. (Gazmend Kurtishi, TVM2)
