Xhaferi, puna e gazetarëve të definohet detyrë zyrtare
Kryetari i kuvendit, Talat Xhaferi....

Kryetari i kuvendit, Talat Xhaferi, është i medimit se ka nevojë për intervenime në zgjidhjet ligjore me të cilat statusi i sigurisë së punës së gazetarëve do të definohej si detyrë zyrtare.
Gazetarët kryejnë detyrë zyrtare në emër të qytetarëve, vlerëson kryeparlamentari.
“Statusi lidhur me sigurinë e punës së gazetarëve dhe mediave do të trajtohej si detyrë zyrtare apo persona zyrtarë në kryerje të aktiviteteve zyrtare në emër të qytetarëve dhe këtë rregullativë duhet ta implementojmë sepse të gjithë ne në rajon pretendojmë të jemi pjesë e BE-së, ku këto çështje janë rregulluar” – tha Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi.
Çadikovski, mediat të jenë roje e demokacisë
Dialogu mes parlamentarëve dhe gazetarëve është shumë me rëndësi për lirinë e mediave, theksoi me këtë rast kryetari i Shoqatës së Gazetarëve, Mlladen Çadikovski, në konferencën mes gazetarëve dhe përfaqësuesve të kuvendit.
“Deputetët ta marrin në duart e dyre forcën që e kanë që të mund të nxjerrin ligje të mira në funksion të politikave të mira publike, ndrësa ne mediat në mënyrën më të mirë të mundshme të jemi rojtarë të demokracisë dhe të mundemi lirshëm të njoftojmë për të gjitha problemet” – u shpreh Kryetari i SHGM-së, Mlladen Çadikopvski.
Konferenca përfundoi me deklaratën e përbashkët mes shoqatave të gazetarëve dhe parlamentarëve të katër vendeve të Ballkanit perëndimorë, me të cilën zotohen për thellimin e bashkëpunimit, transparencës dhe llogaridhënies. (Leunora Kaliqi, TVM2)
