Elbasan, mbledhja e përbashkët e qeverive, Kosovë-Shqipëri
16 marrëveshje të rëndësishme janë nënshkruar....

16 marrëveshje të rëndësishme janë nënshkruar në mbledhjen e 7 të përbashkët mes qeverisë dhe Kosovës, mbajtur në qytetin e Elbasanit.
Një abetare unike, lehtësim procedurash doganore e punësimi, e madje edhe bërja e kufijve formalë, kanë qenë ndër marrëveshjet e shumta të nënshkruara mes 2 vendeve.
Për festat e nëntorit, pala shqiptare ka vendosur heqjen e kontrolleve, ndërsa një praktikë të tillë pritet ta zbatojë edhe për sezonin turistik.
Gjatë konferencës për shtyp kryeministri Rama ka artikuluar për herë të parë qëndrimin e qartë pro Shqipërisë së Madhe.
Në të njëjtën linjë u shpreh edhe kryeministri i Kosovës, por duke u kujdesur të thotë se asnjë nuk mund të dalë mbi proceset historike.
“Nëse më pyesni për një referendum paqësor për bashkimin Shqiëpri-Kosovë unë do bëja shkelje të ligjit. Nëse më pyesni a ndodhi apo jo, nuk di kur dhe si. Por një ditë do të ndodhë, ata që dalin e bërtasin Shqipëri them se fallxhorët nuk ndëshkohen. Nëse unë do hidhja fall, unë them që do ndodhë, po e hedh me imagjinatë jo me filxhan” – u shpreh Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Pas mbledhjes me qeverinë e Kosovës, Rama u ndal edhe tek “Open Balkan”, duke e sqaruar qasjen e ndryshme me Kurtin, me simbolikën e Shqiponjës.
Të dy kryeministrat ranë dakord se rruga e dy vendeve kalon përmes Europës dhe se marrëveshjet e nënshkruar këtë të premte, janë një hap para drejt kësaj rruge. (Luljeta Ndoka, TVM2)
