Lëvizja Besa, heqja e kufirit shembull i integrimit rajonal
26.11.2021 17:58
Lëvizja Besa kanë përshëndetur vendimin e qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë....

Lëvizja Besa kanë përshëndetur vendimin e qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë për heqjen e kufirit ndërmjet dy vendeve, duke kërkuar që shembulli i tillë të ndiqet edhe nga Maqedonia e Veriut.
“Lëvizja e lirë dhe heqja e kufirit duhet të jetë shembull i integrimit rajonal dhe shembulli i këtillë, si i Kosovës dhe Shqipërisë, duhet të ndiqet dhe të implementohet edhe nga Republika e Maqedonisë së Veriut. Lëvizja BESA konsideron se një marrëveshje e këtillë në mes të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe vendeve fqinje do të kontribuojë në mirëqenien ekonomike dhe do të ketë impakt pozitv drejt intergimit të vendit në BE”, thuhet në komunikatën e Lëvizjes Besa.
