BDI, Ahmeti priti në takim eurodeputetin, Quçuk
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti....

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti sot ka pritur në takim eurodeputetin bullgar, Ilhan Quçuk.
Kontesti me Bullgarinë dhe zgjidhja e këtij kontesti ishte pjesë e bisedës mes Ahmetit dhe Quçuk, duke vënë theks në arritjen e një marrëveshje sa më shpejtë dhe tejkalimin e këtij kontesti pasiqë rrugëtimi i Republikës së Maqedonisë së Veriut drejtë Bashkimit Evropian është i një rëndësie të veçantë dhe adresimin e çështjeve të diskutuara në dialog pa asnjë vonesë me presidentin Radev dhe qeverinë e re në Sofje.
I gjithë procesi duhet mbyllur pa vonesa sepse në rast që nuk mbyllet tash, kontesti në mes dy vendeve do të zvaritet ndër vite dhe do të bllokonte procesin e eurointegrimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, ndërkohë që në anën tjetër do të ndikonte shumë në sigurinë e vendit, rajonit, por gjithashtu të punohet më shumë për një standard më të lartë dhe më të mirë për jetën e qytetarëve, kanë konstatuar në takim kryetari Ahmeti dhe eurodeputeti bullgar.
Të dy bashkëbiseduesit kanë biseduar edhe mbi mundësinë e dhënies së datës për Konferencën e parë ndërqeveritare në muajt në vijim dhe të fillohen negociatat për anëtarësim në fillim të vitit 2022.
Eurodeputeti Quçuk njëherit ka shprehur ngushëllime lidhur me aksidentin tragjik në Bullgari, derisa ka theksuar se autoritetet në Sofje në bashkëpunim me ata në Shkup janë angazhuar në zbardhjen e tërësishme të rastit.
