Aksidenti në Bullgari, Boçvarski: Autobusi s'kishte licencë ndërkombëtare
Autobusi i aksidentuar në Bullgari....

Autobusi i aksidentuar në Bullgari ku humbën jetën 45 persona nuk ka qenë i paraqitur në evidencën e bazës elektronike pranë ministrisë së trasnportit dhe i njejti nuk ka poseduar çertifikatë të licencës për vozitje ndërkombëtare dhe se për transportin e udhëtarëve ka përdorur një certifikatë të pavlefshme e cila i referohej një autobusi tjetë. Për shkak të keqpërdorimeve të çertifikatës, ku është bërë shkelje e Ligjit për transport rrugorë, Kompanisë "Besa Trans" i është marra licenca për kryerjen e veprimtarisë së transportit të udhëtarëve.
Në vitin 2021, autobusi i “Besa Trans” i cili pësoi aksidentin në Bullgari ka kaluar kufirin 113 herë.
”Një çështje tjetër që është shumë me rëndësi e për të cilën shpekulohet është se si Besa Trans e ka kaluar kufirin. Çertifikata e licencës me numër 22679 është që paraqitet në sistemin elektronik të Minsitrisë sëTransportit e që është shfrytëzuar për autobusin e djegur gjatë hyrjes dhe daljës nga vendi është numër i licenës të një automjeti tjëtër me tabela tjera të regjistrimit, gjithashtu në pronësi të transportuesit ‘Besa Trans’” – tha Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoja Boçvarski.
Në kërkesë të prokurorisë, Ministria e Trasnportit ka dorëzuar gjithë dokumentacionin në Prokurori.
Spasovski, MPB nuk ka përgjegjësi për kalimin në kufi
Ndërkohë Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, deklaroi se autobusi ka qenë prodhim i vitit 2007 dhe se në kontrollin teknik të fundit të realizuar më 5 tetor 2021 nuk është paraqitur as një parregullsi teknike.
Spasovski hodhi poshtë përgjegjësinë e Ministrisë së Punëve të Brendshme, sa i përket kontrollit kufittar për licencat ndërkombëtare.
“Policia bën kontrollin e dokumenteve të cilat personat dhe automjetet e kanë të nevojshme ti kenë gjatë kalimit të kufirit, gjegjësiht dokumente të udhëtimit, letërnjoftim, bileta për udhëtarët, ndërsa për automjetet, pjestarët e MPB-së kontrollojnë leje qarkullimin dhe kartonin e gjelbërt. Departamenti për Çështje Kufitare dhe Migracion pranë Byrosë për Siguri Publike në MPB nuk është kompetent për kontrollimin e licencave për transportin e autobusëve në vendkalimet kufitare. Kjo është në kompetencë të Drejtorisë së doganave dhe Inspektoratit Shtetëror të Transportit” – tha Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski.
Ndërkohë Inspektorati Shtetëror për Transport është futur në zyrat e kompanisë “Besa-Trans BTB-Shkup”. Inspektorati prej të enjten ka tentuar të kryej kontrolle, por e ka pasur të pa mundur për shkak se, siç deklaruan nga Inspektorati, zyrat e kompanisë dhe agjencitë e saj kanë qenë të mbyllura, ndërsa askush nuk është përgjigjur thirrjeve telefonike. (Florije Beluli – Kamberi, TVM2)
