Maqedoni
BNJVL, shpalos të arriturat e vitit 2014 dhe planin aksionar për vitin 2015
18.12.2014 14:35
Asambleja e Përgjithshme e BNJVL-së-trupi më i lartë i Bashkësisë, sot në Shkup do të mbajë seancë, në të cilën do të marrë pjesë dhe do të mbajë fjalim ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Lirim Shabani...

Kryetari i BNJVL-së, Koce Trajanovski, do të flasë për rezultatet e arritura nga aktivitetet e realizuara të BNJVL-së gjatë vitit 2014, të cilat janë në pajtueshmëri me katër qëllimet strategjike të bashkësisë: lobim; përforcimi i kapaciteteve të administratës komunale përmes Qendrës së Trajnimit të BNJVL-së; përkrahje në sigurimin e shërbimeve elektronike që komunat ua japin qytetarëve të tyre dhe sigurimin e shfrytëzimit më të madh të mjeteve nga IPA fondet nga ana e autoriteteve lokale.
Delegatët e Asamblesë së Përgjithshme do të diskutojnë edhe për planin aksionar të BNJVL-së për vitin 2015, si dhe për buxhetin e bashkësisë për vitin 2015, ndërsa do të parashtrojnë edhe propozime të caktuara dhe zgjidhje për tejkalimin e sfidave me të cilat përballen në zbatimin e kompetencave të transferuara në nivel lokal.
