Deçan, 3 të vdekur nga të shtënat ndaj një autobusi

26.11.2021 21:50

Tre persona kanë vdekur në fshatin Gllogjan të Deçanit....

Tre persona kanë vdekur në fshatin Gllogjan të Deçanit nga të shtënat me armë zjarri ndaj një autobusi me nxënës.

Në mesin e viktimave janë shoferi i autobusit dhe dy nxënës. Spitali i Pejës ka konfirmuar se nga të shtënat me armë zjarri në Gllogjan kanë mbetur të vdekur dy nxënës dhe shoferi i autobusit. 

Policia e Kosovës në Pejë ka thënë se autobusi ishte nisur nga Gjakova për ne Deçan. Drejt autobusit të mbushur me nxënës kanë shtënë me armë disa persona.

Edhe Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj duke konfirmuar incidentin ka njoftuar se shoferi i autobusit ka vdekur menjëherë, derisa dy prej nxënësve kanë ndërruar jetë në spital.

Ai ka thënë se bëhet fjalë për nxënës të moshës mes 15-16 vjeç. Poashtu njoftohet edhe për të lënduar.