Maqedoni

Shkup, gjobiten 96 shoferë

27.11.2021 11:36

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme vazhdoi me kontrollet e përforcuara të veprimit në fushën e komunikacionit. ..

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme vazhdoi me kontrollet e përforcuara të veprimit në fushën e komunikacionit. 
 
Sipas MPB-së, në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 96 masa, nga të cilat 17 për drejtim të automjetit mbi shpejtësinë e lejuar, 8 sanksione për drejtim të automjeti pa patentë shoferi, 6 masa për automjete me defekte teknike dhe të paregjistruara, 8 sanksione për përdorimin e celularit dhe 5 sanksione për kalim në dritën e kuqe të semaforit.
 
Nga MPB njoftojnë se kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim dhe apelojnë deri te qytetarët t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve të trafikut me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë.