Botë

Samit, liderët e BE-së diskutojnë marrëdhëniet e tensionuara me Rusinë

18.12.2014 14:37

Liderët e Bashkimit Evropian do të marrin pjesë në një samit dyditorë, në të cilin do të diskutohen marrëdhëniet e tensionuara me Rusinë...

Nuk pritet që të ketë sanksione të reja në samitin i cili punimet do t’i fillojë të enjten.
 
“Nuk ka ndonjë mendim për t’i forcuar këto sanksione”- i ka thënë një diplomat në Bruksel agjencisë AFP.
 
“Nuk duam ta provokojmë Putinin më shumë”- ka thënë një diplomat tjetër.
 
BE-ja dhe Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione ndaj Rusisë, si përgjigje kjo ndaj veprimeve ruse në Ukrainë.
 
Samiti do të udhëhiqet nga presidenti i sapoemëruar i Këshillit Evropian, ish-kryeministri polak, Donald Tusk.