Maqedoni

LSDM pranon dorëheqjen e Zaevit nga kreu i partisë

27.11.2021 13:56

Pas mbledhjes së Këshillit Ekzekutiv dhe Kryesisë Qendrore të LSDM-së...

Pas mbledhjes së Këshillit Ekzekutiv dhe Kryesisë Qendrore të LSDM-së, antarët  e këtij subjekti kanë pranuar dorëheqjen  Zoran Zaev nga kreu i partisë, njoftoi  zëdhënësja e LSDM-së, Bogdanka Kuzevska e cila tha se për lider të ri do të mbahen zgjedhje brendapartiake. 

“KryetarI Zaev njoftoi se shumica parlamentare është stabile dhe për moment janë 61 deputëtë dhe pret që të krijohet mundësia për rritjen e numrit të deputetëve. Për të krijuar shumicë parlamentare beësoj se kryetari Zoran Zaev I ka ndërmarr të gjitha hapat e nevojshëm duke përfshirë edhe njoftim ligjor të Kryetarit të Kuvendit.”, tha Bogdanka Kuzeska, zëdhënësja e LSDM-së.
 
BDI: Duhet pritur për dorëheqje nga kryeministria
 
Ndërkohë, parneri I koalicionit BDI respekton vendimin e LSDM-së për të shkuar në zgjedhje brendapartiake, por vlerësojnë se duhet të pritet sa I përket dorëheqjes së Zaevit nga posti I kryeministrit.  
 
“Sa I përket dorëheqjes së Zaevit, ajo është dorëzuar në organet partiake, ajo është çështje partiake. E respektojmë dhe u dëshirojmë sukses në zgjedhjet brenda partiake. Do ta pranojmë vendimin e anëtarëve për lider të ri të LSDM-së. Sa i përket dorëheqjes nga vendi i kryeministrit, vlerësojmë se duhet të pritet. Ka shumë çështje të rëndësishme që na presin në muajt në vijim. Së bashku me Zaevin në krye të Qeverisë duhet ti presim dhe ti përcjellim ato procese, përfshi këtu edhe dialogun me Bullgarinë për të zhbllokuar rrugën për nisjen e bisedimeve me BE-në.”, tha Artan Grubi, zv/kryeministër.
 
VMRO-DPMNE: Zaevi largohet – Zaevizmi mbetet
 
Nga VMRO-DPMNE- thonë se për kryetarin e ri nuk do të vondosin antarët e LSDM-së por vendos Zaevi.
 
“Zaevit i duhet një njeri përmes të cilit të ashtuquajturit Zaevizëm dhe do të mbrojë bizneset e familjes Zaevi. LSDM nuk zgjedh, Zaev zgjedh. Ai tashmë ka zgjedhur një kandidat që anëtarët e asaj partie vetëm duhet ta votojnë. Paraprakisht dihet se kush do të jetë pasardhësi i Zaevit. Ai ka nevojë për një njeri që do të vazhdojë të mbrojë Dragi Rashkovskin dhe Dan Donçevin. Zaev do të emërojë një njeri në krye të LSDM-së që do të heshtë për komisionet e pazgjidhura të Filipçes. Zaev do të vazhdojë të kontrollojë LSDM-në dhe për këtë ata do të zgjedhin kandidatët për vetëm pak ditë.”, tha Dragan Kovacki nga VMRO-DPMNE.
 
Nuk mjafton që Zaev të mos jetë kryeministër dhe kryetar  i LSDM-së, duhen zgjedhje të parakohshme dhe një qeveri e re që gjërat të fillojnë të ndryshojnë rrënjësisht, thonë nga VMRO.
 
FARIJE DAUTI BAKIU